Lajmet e fundit
Ish trajneri i Real Madridit përmendet si një nga pasardhësit e mundshëm të Pep Guardiolas, që është i lidhur me një kalim në Premierligë dhe zvicerani e sheh si zgjedhje shumë të mirë për gjermanët.

Ottmar Hitzfeld beson se Carlo Ancelotti do të ishte zëvendësim i mirë për Pep Guardiolan, nëse ky i fundit largohet nga Bayern Muncheni.
Kontrata e spanjollit në Allianz Arena skadon në fund të këtij sezoni dhe Goal mëson se ai ka vendosur të largohet nga klubi, me dy klubet nga Manchesteri shumë të interesuara për shërbimet e tij.
Hitzfeld, që ka fituar pesë herë titullin e Bundesligës me gjigantin bavarez, mendon se ish trajneri i Real Madridit do të ishte zëvendësim i mirë për ish menaxherin e Barcelonës.
“Ancelotti do të ishte i mirë për Bayernin. Ai ka pasur suksese gjithkund dhe ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve”.
“Në këto nivele është shumë me rëndësi që lojtarët të dinë çka të presin nga menaxheri. Është me rëndësi edhe për klubin. Trajneri i Bayernit duhet të jetë dikush që gëzon respekt të madh”.
“Guardiola është pionier, revolucionar.Ai e ka ndërruar botën e futbollit. Për shembull, ai e ka zbuluar mbrojtjen treshe, me vetëm një qendërmbrojtës”.
“Ancelotti është teknik. Ai e sheh futbollin ndryshe, pra jo shumë sulmues”.