Lajmet e fundit

Trajneri i Bayern’it Carlo Ancelotti, ka thënë se do ta ketë shumë të lehtë që t’i ndjekë hapat e Pep Guardiola’s në Allianz Arena.
Tani trajner i Manchester City, Pep Guardiola ka fituar tre tituj të njëpasnjëshëm me Bayern’in para se të largohet nga ky ekip këtë verë, dhe Ancelotti është punësuar si pasardhësi i tij.
Ish trajneri i Chelsea, ka thënë se në Bayern do t’i duhet të ndryshojë shumë pak gjëra për shkak se Guardiola ka punuar shumë me kampionët gjermanë.
“Do ta kem të lehtë për shkak se ekipi ka shumë njohuri mbi futbollin dhe ka kualitet fantastik”, ka thënë Ancelotti për Goal, transmeton Klan Kosova.