Lajmet e fundit
Gjigantët e Spanjës kanë pësuar 22 lëndime muskulore këtë edicion, dhe ish trajneri mendon se ka probleme në dhomat mjekësore të skuadrës.

Carlo Ancelotti ka folur për lëndimet e shpeshta të Realit, duke theksuar se për mendimin e tij lojtarët nuk po e marrin kujdesin maksimal në Sanatiago Bernabeu.
Los Blancos kanë pësuar një varg lëndimet këtë edicion, me Sergio Ramos, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Marcelo në këtë listë.
Dhe sipas Ancelotitt ky është një tregues i problemeve serioze në skuadër.
“Faktet tregojnë se gjërat po bëhen shumë keq”.
“Që nga fillimi i këtij edicioni Reali ka pësuar 22 lëndime muskulore. Llogaritë bëjini vet, por kjo situatë nuk është normale për një skuadër si Reali”.