Lajmet e fundit

Këngëtarja e famshme, Anastacia do të mbajë koncert me 25 gusht në Shqipëri.
Ky koncert është në kuadër të turneut të saj që fillon me 19 qershor në Gjermani.
Ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram” duke treguar datat e turneut dhe si koncert përfundimtar do të jetë ai në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmeton Klan Kosova.
Në postimin e saj, këngëtarja ka treguar gjithashtu se biletat kanë dalë në shitje.