13.02.2023 · përditësuar para 1220 dite1 min lexim
Gabimi që gjyqtari Mentor Ajeti bëri në ndeshjen Dukagjini – Prishtina, ishte tema kryesore e emisionit Sports Show. Trajnerë, analistë dhe ish gjyqtarë u morën me këtë çështje të dielën mbrëma.
Eksperti i referimit Petrit Hadri, tha se gabimin Ajeti e bëri para se të kishte korner, duke kaluar më pas tek faulli në sulm, anulimi i vendimit, VAR dhe pranimi i golit.
Të hënën ka reaguar gjyqtari Mentor Ajeti. Ai në rrjete sociale ka bërë kërkim falje publike ndaj Prishtinës, Federatës dhe gjithë tifozëve, duke thënë se do ta pranoj çdo vendim që del nga shtëpia e futbollit.
●●●
ES
SHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.