Lajmet e fundit

"Ne në zgjedhje kemi shkuar për president dhe jo për qeveri. Dhe krejt problemi është se a do ta arrijmë ta zgjedhim presidentin e vendit ose nuk do të arrijmë ta zgjedhim?", u shpreh ajo.Nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi u shpreh se "presidenti i Kosovës është gazi amerikan". Sipas tij, kjo është tema kryesore prej të cilës varen edhe koalicionet mes partive politike.
"Partitë opozitare i kemi tashmë të pozicionuara që kjo është ndër temat kryesore. Së paku zyrtarisht se ndoshta kur vjen puna edhe për me diskutu nuk e vendosin këtë si kusht", deklaroi Krasniqi.Derisa juristja Doruntina Meha, tha se sipas saj së pari duhet të zgjidhet presidenti.
"Për shkak që te presidenti merret edhe mandati, pasi që edhe kemi shkuar në zgjedhje për presidentin, duket edhe më logjike që të zgjidhet presidenti, por nuk duket që ka vullnet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje që të zgjidhet presidenti më përpara se qeveria", deklaroi juristja Meha.