Lajmet e fundit

Ruben Amorim, trajneri i sapoardhur i Manchester United, është duke u takuar personalisht me disa nga futbollistët e klubit pas mbërritjes së tij. Në një foto të shpërndarë nga media, Amorim shihet duke u përqafuar ngrohtësisht me disa nga lojtarët e ekipit, duke treguar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Mason Mount, Kobbie Mainoo, dhe Lenny Yoro ishin disa nga futbollistët që pritën trajnerin portugez, duke biseduar me të m gojën vesh-më-vesh.
Amorim, që ka bërë emër në futbollin portugez me Sporting Lisbon, është shprehur i emocionuar për mundësinë që e ka për të drejtuar një klub të madh si Manchester United.