Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka vendosur të paguajë për stafin e tij që të mund të ndjekë finalen e Europa League kundër Tottenham-it, pasi drejtuesit e klubit njoftuan se nuk do të financojnë udhëtimin e tyre.
Amorim ka marrë këtë vendim si një shenjë mirënjohjeje për kontributin e stafit gjatë një sezoni sfidues.
Finalja do të zhvillohet më 21 maj në Bilbao, ku United do të kërkojë lavdinë evropiane dhe një vend në Champions League pas një sezoni të tmerrshëm në Premier Ligë ku aktualisht zë vendin e 16-të.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.