Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka folur pas humbjes ndaj Arsenalit në xhiron hapëse të Premier League.
Unitedi u mposht me rezultat minimal, teksa Amorim e lavdëroi skuadrën e tij duke thënë se mund ta mposhtin secilin kundërshtar.
“Sot ne e vërtetuam se mund ta mposhtim secilën skuadër në Premier League”, u shpreh Amorim në konferencë, transmeton Klankosova.tv.
Amorim e ka udhëhequr Unitedin në 25 ndeshjet e fundit, ku prej tyre 15 i ka humbje.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.