Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll Amir Rrahmani ka vizituar skuadrën kosovare KF Ramiz Sadiku në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur nga faqja e “Bagerave” në llogarinë e tyre, përcjell Klan Kosova.
“Rrahmani përcjelli nga afër stërvitjen e 16-vjeçarëve duke ju treguar më pas që ishte vetë ai, i cili kishte debutuar 16 vjeç në ekipin e parë të Ramiz Sadikut. Rrahmani dhe shumë të tjerë janë yjet që kanë dalë nga shkolla e futbollit tonë me shpresën që shumë të tjerë do të ndjekin rrugën e tyre”, thuhet në njoftim.
Rrahmani aktualisht luan tek skuadra e madhe italiane Napoli.
●●●
VI
SHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.