Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, do të luajë kundër Qipros.
Lajmi u bë i ditur nga Drejtori i Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, i cili bëri të ditur se Rrahmani do të luajë nga fillimi sonte.
Paraqitja e Rrahmanit ishte në dyshim shkaku i një lëndimi, por ai arriti të rikuperohet që të kthehet për ndeshjen që cilësohet të jetë vendimtare për "Dardanët".
Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 në "Fadil Vokrri" do të luajë përballë Qipros dhe kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.
Ekipi i Alain Giresse do të synojë fitoren për ta siguruar edhe për një edicion qëndrimin në Ligën C të Kombeve./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.