Lajmet e fundit

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, është bërë me skuadër te re pasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën zvicerane, Grasshopper.
31 vjeçari është rikthyer te kjo skuadër pasi që ka qenë pjesë e saj edhe gjatë viteve 2010-15, kurse kontrata e re është e vlefshme për dy vitet e ardhshme, njofton Klan Kosova.
Sezonin e kaluar Abrashi ishte i huazuar te Baseli nga skuadra gjermane Freiburg, teksa më parë ka luajtur edhe për ekipin Winterthur.