Një skitare ka vdekur në Brezovicë tek vendi i quajtur "Foleja e Shqiponjës".
Ngjarja ndodhi derisa shtetasja amerikane ishte duke skijuar.
Dyshohet se ajo u zu nga orteku i borës.
Rreth ngjarjes tragjike ka folur Mentor Maloku, anëtar i Shoqatës Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës.
Maloku tha për Klan Kosova se tanimë e ndjera kishte skijuar jashtë pistës.
"Ku edhe njihet si vend i orteqeve. Një ortek i vogël është lëshuar dhe gjatë tentimit për të ikur ka bërë aksident me një pishë aty", tha ai në një intervistë për Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.