Gjuajtjet nga distanca i ka specialitet.
Scott Bamforth, ishte i pandalshëm në fitoren dramatike të Golden Eagle Yllit ndaj Go+Pejës, me rezultat të ngushtë 90-89.
Bamforth kontribuoi me plot 27 pikë, në mesin e tyre shtatë treshe, për fitoren e radhës të suharekasve.
Kjo paraqitje e amerikanit nuk ka lënë pa u vërejtur, pasi i është ndarë çmimi MVP për xhiron e 16-të.
Organizatori ka shkëlqyer që në paraqitjen e parë te Ylli, me një mesatare prej 20 pikësh për ndeshje.
Ndërkohë, në triumfin e Bashkimit ndaj Rahovecit 029, u dallua Lejson Zeqiri, me 21 pikë gjashtë kërcime e tre asistime.
Me këtë paraqitje, Zeqiri ka zënë vend në pesëshen më të mirë për këtë javë.
Teksa në anën tjetër, Bora po vazhdon me paraqitje të mira në vitin 2026, duke shënuar fitoren e radhës, kësaj radhe ndaj Sigal Prishtinës.
Te Bora u veçuan Shaquan Jules dhe Tyler Cheese. Jules kishte 24 pikë e tetë kërcime, derisa Cheese kishte 20 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.
Kurse Trepça po vazhdon me fitore në elitë, ku kësaj radhe fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ku te ‘Xehetarët’ pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore.
Derisa Mustapha Amzil kishte 14 pikë, shtatë kërcime e dy asistime, duke kompletuar peshen më të mirë për xhiron e 16-të./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Nwz8o9gt5FA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.