Greg Gibson do të jetë trajner i klubit basketbollistik Peja në sezonin 2025/2026.
Në njoftimin e ekipit pejan thuhet se Gibson, ka përvojë mbi 25 vjeçare si trajner, transmeton Klankosova.tv.
Ai vjen në Pejë, për të sjellur njohuritë dhe aftësitë e tij.
Amerikani ka karrierë të pasur në Ligat Europiane si Finlanda, Belgjika, ku ka arritur plot 4 herë të shpallet Kampion në Finlandë.
Greg Gibson, ka drejtuar skuadra në gara të ndryshme evropiane si Eurocup, Champions League, VTB League dhe Europe Cup.
“KB Peja i uron mirëseardhje në “Karagaçi” trajnerit Gibson – dhe kështu hapim kampanjën 2025/26.”, shkruhet në njoftimin e klubit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.