Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një pako me sanksione të mëdha për Rusinë të premten.
Vdekja e liderit opozitar, Alexei Navalny dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, janë arsyeja e këtyre masave, ka thënë presidenti Joe Biden, raporton Reuters, përcjell KlanKosova.tv.
Ai këto i tha para reporterëve derisa mori rrugë për në Kaliforni, por që nuk dha detaje të tjera.
Këto sanksione do të prekin një gamë të gjerë të produkteve, përfshirë bazat e mbrojtjes dhe ato industriale të vendit, bashkë me burimet e ripërtërishme për ekonomi, ka treguar Këshilltari për Siguri, Jake Sullivan.
Pakoja do ta mbajë “Rusinë përgjegjëse për atë që ka ndodhur me Navalnyn dhe për veprimet e saj në Ukrainë”, është shprehur zëdhënësi, John Kirby.