Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Kosovës mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, në fakt kjo sasi e vaksinave arritën të ënjtën në zinxhirin e ftohët në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Mirëpo, për këtë të premten u bë ceremonia e pranim-dorëzimit në IKSHPK, njofton Klan Kosova.
Ceremoni kjo, ku mblodhi krerët e shtetit si dhe përfaqësuesit e miqve ndërkombëtarë, të cilët e ndihmuan Kosovën në luftën ndaj pandemisë COVID-19.
Amerika deri më tani Kosovës i ka sjellë tri dërgesa të kurës anti-COVID, ku kap numrin prej mbi 1milion vaksinash.
Aktualisht Kosova ka në stok mbi 900mijë vaksina Pfizer.
Derisa për këta 10 muaj të vaksinimi janë administruar mbi 1.8 milion vaksina.
https://www.youtube.com/watch?v=0HnMpU7eT7o
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.