Lajmet e fundit

Muzeu i Artit në qytetin e Kllivlend të Amerikës ka rikthyer një statujë të perëndisë hindu Hanuman në Kamboxhia.
Statuja daton nga shekulli i 10-të dhe hulumtimet supozojnë se kjo statujë është marrë nga rrethojat e një tempulli antik.
Muzeu i Artit në Kllivllend tha se po e kthejnë statujën me trupin e njeriut dhe fytyrën e majmunit në mënyrrë vullnetare ndonëse të njejtën statujë e kishin marrë nga një tregtar arti në vitin 1982 në New York.
Në ceremoninë e dorëzimit të statujës ishte edhe zëvendës kryeministri Kamboxhian, Sok An dhe shumë ministra të qeverisë Kamboxhiane. Madje, ata vendosën edhe kurora lulesh rreth qafës së statujës për fat të mirë.
"Jam i sigurt se nësë perëndia Hanuman do të ishte gjallë, ne do të shihnim buzëqeshje në fytyrën e tij pasi u kthye në vendin e tij " tha drejtori i muzeut të Cleveland.
Muzeu i Kllivllend tha se hulumtuesit kanë zbuluar se statuja ishte ofruar për shitje në Tajlandë në vitin 1968 dhe në vitin 1972.