21.08.2016 · përditësuar para 3605 dite1 min lexim
Basketbollistët e SHBA-së e kanë fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016.
Në finale amerikanët e kanë mposhtur Serbinë me rezultat bindës 96:66, njofton Klan Kosova.
Gjatë gjithë ndeshjes kanë dominuar amerikanët dhe ekipi serb asnjëherë nuk arriti të kërcënojë seriozisht djelmoshat e NBA-së.
Njëri nga yjet e skuadrës, Carmelo Anthony, është shprehur shumë emocional në intervistën e tij pas takimit dhe ka thënë që kjo është edhe ndeshja e fundit që e luan për përfaqësuesen e SHBA-ve.
“Përkundër të gjitha gjërave dhe ndasive që për momentin po shfaqen në vendin tonë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, ka thënë ai.
Me këtë medalje Anthony bëhet basketbollisti amerikan më i dekoruar në Olimpiadë, pasi ka fituar tri të arta dhe një të bronztë.
Njëkohësit kjo është medalja e artë e tretë rresht për SHBA-të, pasi kanë fituar edhe në Pekin e Londër.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Kevin Durant i cili shënoi plotë 30 pikë për të udhëhequr amerikanët drejtë lavdisë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.