Amber Rose ka folur kundër të dashurit të saj.
Të mërkurën, modelja 37 vjeçare hyri në rrjetet sociale për të akuzuar Alexander Edwards se e tradhtoi me 12 gra, transmeton Klankosova.tv.
“Jam lodhur duke u tradhtuar dhe duke u turpëruara para skenave”, shkroi Amber në Instagram.
“Të gjithë e dinit që isha në lidhje me një ‘foshnje’ dhe të gjithë deshët të njoftoheni me të. Unë pashë të gjitha mesazhet e tij. Të gjithë ishit në dijeni, dhe ju më keni borxh”, tha më tej ajo.
Amber dhe Alexander kanë qenë së bashku që nga viti 2018 dhe janë prindër të një djali 21 muajsh.
“Unë s’mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time. Kam qenë shumë besnike dhe transparente. Unë kurrë s’do t’i them emrat e vajzave sepse nuk kam për qëllim të shkatërroj jetë, por ju e dini kush jeni”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.