Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka kërkuar unitet për të luftuar koronavirusin.
“Nuk ka më luftë kundër njëri-tjetrit, por ka luftë kundër virusit Covid-19. Ne kemi nevojë për një botë të bashkuar, Finlandë të bashkuar dhe Kosovë të bashkuar. Falmenderit Kombet e Bashkuara për këtë thirrje”, ka shkruar ajo në Twitter, derisa ka rishpërndarë një video të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Guterres në videon e tij ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm global në të gjitha cepat e botës.
https://twitter.com/StjernvallPia/status/1242298863983222784
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.