Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka qëndruar sot në hapësirat e Devolli Corporation në Pejë, njësinë e Prince Caffe.
Drejtori Dardan Shala i ka treguar të parit të Suedisë në vendin tonë për punën që bëhet në Prince Caffe, produktet dhe tregjet.
Ambasadori Westerlund është shprehur shumë i kënaqur me arritjet e prezantuara, kurse ka shprehur interesimin që Prince Caffe ta rrisë bashkëpunimin me tregun suedez në të ardhmen.
Ambasadori suedez ka premtuar edhe ndihmën e tij për të vendosur kontakte me kompanitë simotra të Devolli Corporation në shtetin suedez.
Prince Caffe është një ndër brendet lidere të rajonit në fushën e prodhimit të kafesë cilësore. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.