Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë.
Berishaj ka qëndruar në Prokurorinë Speciale që nga ora 8:30 e mëngjesit, ka raportuar RTK.
Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar në media.
Ndërkohë u.d Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj u pa teksa doli nga ndërtesa e i cili nuk deshi të flasë para kamerës.
Me insistimin e gazetarëve, ai konfirmoi se Martin Berishaj është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.