Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, do ta përkthejë në anglisht librin e autores Vlora Nikçi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë autorja përmes një postimi në Faecbook, ku tha se ndihet e nderuar që përthimi do të bëhet pikërisht nga Abbott.
“Nder i veçantë është për mua dhe librin, që përkthimin e tij në gjuhën angleze do ta bëjë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott. Përmes këtij përkthimi, do t’i japim rast botës të na njohë më mirë”, ka shkruar ndër të tjera Nikçi në Facebook.
Promovimi i dytë i “Kangë Popullore Erotike” është bërë mbrëmë, gjashtë muaj pas të parit.
“Edhe pse u bënë gjashtë muaj nga botimi i dytë i librit tim “Kangë Popullore Erotike”, pandemia na e bëri pak të vonshëm promovimin e tij të dytë në Dukagjini Bookstore. Mbrëmë u folën fjalë të mira për librin nga njerëz shumë të çmuar, të cilët çdo ditë japin kontributin e tyre për vendin tonë”, ka shkruar tutje Nikçi.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.