Lajmet e fundit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka uruar Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si presidenti i ri i Shqipërisë.
Në urimin e tyre thuhet se presin që me kënaqësi të punojmë me të në detyrën e tij të re, përcjell Klankosova.tv.
"Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona", thuhet në urimin e ambasadës.