Lajmet e fundit

Ambasada e Kosovës në Turqi, ka dënuar "sulmin terrorist" ndaj kompanisë së hapësirës ajrore në Ankara.
Në një njoftim nga kjo ambasadë, u shprehin ngushëllime familjeve që humbën jetën, transmeton klankosova.tv.
''Ne dënojmë sulmin terrorist ndaj Industrive Turke të Hapësirës Ajrore në objektet në Ankara. I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të atyre që humbën jetën'', u tha në reagimin e Ambasadës së Kosovës në Ankara.
Deri më tani, janë konfirmuar katër viktima, ndërsa edhe dy nga sulmuesit raportohet të jenë vrarë. /Klankosova.tv