Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) vendosi ta aprovojë ankesën e Listës Serbe lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos miratimin e listës së kësaj partie politike, ka reaguar ambasada britanike.
Me këtë vendim, ambasada tha se riafirmohet e drejta e komuniteteve jo-shumicë në vend, së bashku me të gjitha subjektet e tjera politike, për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik.
“Ne presim që përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime të jenë në gjendje të marrin detyrën dhe t’u shërbejnë qytetarëve që i kanë zgjedhur. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë.
Ne i inkurajojmë të gjitha institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore. Një proces zgjedhor i besueshëm dhe gjithëpërfshirës është thelbësor për stabilitetin demokratik të Kosovës dhe për forcimin e besimit midis të gjitha komuniteteve”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=meDFWbInouI
https://klankosova.tv/pzap-refuzon-gjashte-ankesa-e-pranon-vetem-te-listes-serbe/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.