Lajmet e fundit

Ambasada e ShBA-së në Tiranë njofton se një kërcënim i mundshëm shënjestron Samitin Botëror të Iranit të Lirë i cili pritet të mbahet më 23 dhe 24 korrik në Durrës.
Në njoftim theksohet se autoritetet amerikane kanë dijeni për një kërcënim të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë dhe për këtë arsye u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri të bëjnë kujdes, duke qëndruar larg këtij aktiviteti dhe të përcjellin mediat.
Sipas një njoftimi të bërë pak ditë më parë nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit theksohet se “në këtë samit do të marrin pjesë qindra politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut dhe më gjerë".
"Dhjetëra mijëra iranianë do t’i bashkohen eventit online nga mijëra vende në mbarë botën”, thuhet aty, shkruan A2 CNN.