Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka dhënë shumë prioritet vizitës te "Devolli Corporation" për bashkëpunimin ekonomik mes ShBA-së dhe Kosovës.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, qëndroi te ky gjigant ekononik ku është pritur nga biznesmeni Shkëlqim Devolli.
Qëndrimit te "Devolli Corporation", Ambasada i ka dhënë prioritet edhe nëpër rrjete sociale, duke shpërndarë njoftimin për këtë vizitën e Prattipatit në Pejë.
Tek njoftimi i ambasadës thuhet se “Prince Coffee” është shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit në biznes mes ShBA’së dhe Kosovës.
“Prince Coffee është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit të biznesit SHBA-Kosovë – deri më sot ajo ka investuar në ekonominë e SHBA-së duke punësuar afro 100 njerëz në lokacionet e saj të kafeneve në SHBA! I Ngarkuari me Punë Anu Prattipati dhe përfaqësues të Ambasadës vizituan fabrikën e Princ Coffee në Pejë dhe diskutuan mënyrat për të forcuar më tej lidhjet ekonomike SHBA-KS. Vizita riafirmoi mbështetjen për kompanitë kosovare që kërkojnë të investojnë në Shtetet e Bashkuara dhe theksoi mundësitë e reja për bizneset kosovare për t’u lidhur me kompanitë amerikane përmes #SelectUSA #PreferredPartnerUSA”, thuhet në njoftim.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.