Lajmet e fundit

Zyra për mbrojtje dhe bashkëpunim, e cila vepron në kuadër të Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, ka bërë sot dorëzim-pranimin e 38 shtretërve me inventarë mbështetës për njësitë intensive në katër klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me këtë rast, Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, u shpreh se në vazhdimësi ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me popullin amerikan përmes ambasadës amerikane dhe trupave të mbrojtjes së saj, ku në formë të vazhdueshme kanë përkrahur QKUK-në.
Ai tha se përmes këtyre donacioneve asnjëherë nuk është lënë anash QKUK dhe zyrtarët e Ambasadës së Amerikës janë në dijen për hallet dhe problemet që i ka shëndetësia dhe vazhdimisht ndihmojnë, ku donacionet kanë qenë milionëshe.
Gjocaj, rikujtoi renovimin e mëhershëm nga klinikat e kirurgjisë, ku vlera kalojnë mbi 2 milion dollarë investime në infrastruktura dhe aparaturë, e poashtu në edukim të stafit.
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, falënderoi këtë ambasadë për ndihmat që në vazhdimësi po i bëjnë shërbimit spitalorë.
Ndërsa, Collen Hyland, zëvendësshefe e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, me këtë rast tha se QKUK i janë dorëzuar 38 shtretër për kujdesin intensiv që do të shfrytëzohen në katër linika të ndryshme të QKUK-së.
Sipas saj, këta shtretër bashkëkohorë të dhuruar nga SHBA-ja, do t’iu mundësojnë pacientëve rehati më të madhe, dhe do të mundësojnë cilësi më të mirë të kujdesit të përgjithshëm.