Amazon, e cila ka qenë nën presion nga blerësit, markat dhe ligjvënësit për të goditur falsifikimet në faqen e saj, tha se bllokoi më shumë se 10 miliardë lista që dyshoheshin të jenë të rreme para se ndonjë nga ofertat e tyre të shitej.
Numrat u lëshuan në raportin e parë të Amazon mbi përpjekjet e saj kundër falsifikimit që kur dha njoftimin për mjetet dhe teknologjitë e reja në vitin 2019, transmeton klankosova.tv.
Numri i listave të bllokuara të rreme vitin e kaluar u rrit rreth 67% nga një vit më parë.
Behemoth i tregtisë elektronike me qendër në Seattle, tha se numri i falsifikuesve që u përpoqën të shisnin në këtë faqe u rrit derisa mashtruesit u përpoqën të përfitonin nga blerësit të cilët po blinin më shumë gjatë kohës së pandemisë.
Amazon ka vite që lufton me falsifikimet. Por, që nga viti 2019 ajo ka paralajmëruar investitorët se shitja e mallrave të rremë paraqet një rrezik për kompaninë dhe imazhin e saj. Markat mund të mos dëshirojnë të shesin artikujt e tyre nëse e dinë që ofrohen versione false. Kjo mund të bëjë që blerësit të humbin besimin e tyre në Amazon.
Amazon dhe dyqanet më të vogla në internet, të tilla si eBay dhe Etsy, e kundërshtojnë ligjin i cili përfshin shqetësime që mund të dekurajojnë njerëzit të fillojnë një biznes të vogël dhe të shesin në internet.
Por siç shkruan AP, grupet që përfaqësojnë shitës me pakicë në formë fizike të tilla si Home Depot dhe Loëe, e mbështesin atë pasi ata sigurohen që raftet e tyre të mos jenë të falsifikuara.
Amazon tha se shpenzoi më shumë se 700 milion dollarë vitin e kaluar në përpjekjet e saj kundër falsifikimit dhe ka 10 mijë njerëz që punojnë në të, transmeton klankosova.tv.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.