Futbollisti i Prishtinës, Amar Demolli, ka operuar me sukses gjurin, njofton klubi.
Lëndimi i Demollit erdhi shpejt pas atij që e kishte pësuar e që ishte i ngjashëm me këtë të fundit.
“Amar Demolli e ka përfunduar me sukses operimin në gjurin e majtë, ndërhyrje e kryer nga doktori i mirënjohur, dr. Qerim Kida. Futbollisti ynë fatkeqësisht u lëndua në ndeshjen miqësore që Prishtina e zhvilloi kundër Dukagjinit më 14 nëntor, gjatë pauzës së kombëtareve”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
“Kujtojmë se Demolli së fundmi ishte rikthyer në fushë pas një lëndimi të ngjashëm, ku po ashtu kishte qenë i detyruar t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, atëherë në gjurin e djathtë”.
“Demollit i urojmë shërim të shpejtë dhe e presim edhe më të fortë në fushë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.