07.08.2019 · përditësuar para 2527 dite1 min lexim
Amanda Seyfried po e shijon çdo moment të rolit të saj më të rëndësishëm – atë të qenit nënë.
Aktorja 33 vjeçare e ka një vajzë dyvjeçare (emrin e të cilës ajo nuk e ka bërë publike) me bashkëshortin e saj aktorin 43 vjeçar Thomas Sadoski me të cilin është martuar në muajin mars të vitit 2017 – në muajin e nëntë të shtatzënisë.
“Thjesht ndodhi që isha shtatzënë. Nëse ndodh kështu shtatzënia, atëherë thjesht përshtatesh dhe i bën planet më ndryshe”, ka thënë ajo për revistën “People” duke treguar për këtë moment të lumtur në jetën e saj.
Ndonëse, Seyfried dëshiron ta zgjerojë familjen e saj, duket se akoma nuk është gati për këtë – edhe pse s’e përjashton si mundësi.
“Dua të jem shtatzënë sërish, por nuk jam gati edhe për një fëmijë. Do të doja që vajza ime të ishte në shkollë dhe më pas ta kem kohën e duhur që ta rrisë një fmëijë të dytë. Por, kjo është diçka e vështirë për t’u planifikuar”, ka thënë tutje ajo.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.