Lajmet e fundit
Gardiani mendon se bashkëkombasi i tij është duke u kritikuar me tepri për paraqitjet e tij.

Neymar është duke e sulmuar tepër nga mediet, mendon gardiani i Valencia, Diego Alves.
Skuadra kampione e La Liga u mposht në fushën e saj nga Valencia, të dielën mbrëma, duke u barazuar kështu me pikë me Atletico Madrid.
Neymar ishte një ndër futbollistët më të kritikuar për këtë paraqitje dhe të tjerat në ndeshjet e fundit, por gardiani mendon se kjo është e tepërt.
“Mendoj se po persekutohet, gjë që nuk ndodh rrallë, por në këtë rast është e tepërt”.
“Neymar ishte në element. Kam folur me të para ndeshjes dhe ai ishte i qetë”.
“Nuk e kam parë çfarë ka ndodhur në fund të ndeshjes pasi isha duke dhënë një intervistë”.