Lajmet e fundit
Mbrojtësi brazilian ka thënë se do të donte ta shihte edhe më tutje bashkëkombasin e tij në Camp Nou, pasi e sheh si pasardhës të Lionel Messi.

Dani Alves ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës që t’i ofrojnë kontratë të re Neymarit.
Sulmuesi brazilian ka kontratë me katalunasit e cila skadon në vitin 2018, dhe raportet thonë se skuadra është afër një kontrate të re me Qatar Airëays që do t’i mundësonte negociim të kontratës së re të Neymar.
Alves ka thënë se skuadra duhet patjetër t’i ofrojë kontratë të re bashkëkombasit të tij.
“Neymar është brilant. Ai po e mendonte largimin, por unë i kam thënë se brazilianët luajnë më mirë në Barcelonë se kudo tjetër”.
“Ai ka edhe dy vjet në kontratë, por nëse nuk ia vazhdojnë, do të ishte çmenduri. Neymar është pasuesi i Messit. Askush nuk është si ai”.