Lajmet e fundit
Mbrojtësi brazilian beson se skuadra nga Torino është mjaftueshëm e fortë për të triumfuar në të gjitha garat.

Dani Alves ka thënë se Juventus synon trofeun e Ligës së Kampionëve këtë edicion.
Skuadra e Massimiliano Allegri mposhti Dinamo Zagreb me rezultat 4-0 të martën, për të arkëtuar kështu katër pikë nga dy përballjet e para, pas barazimit në takimin e parë me Sevilla.
Tani italianët i pret një përballje e dyfishtë me Lyon dhe Alves është i bindur se të dy takimet do të fitohen.
"Juventus është skuadër e fortë dhe e gatshme për të triumfuar në Europë".
"Me kualitetet vijnë edhe pritshmëritë, por ne besojmë se mund t'u dalim në krye. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë, por është e mundshme". /klankosova.tv