I kaloi dy net i vetëm, në një vend ku as helikopteri nuk mund të ulej.
Ivan Dinkov zgjodhi Majën e Shtrazës për vizitë, por nuk e dinte se do e gjente veten duke rënë në një gropë, nga e cila nuk mund të dilte. Ani pse i kishte të gjitha pajisjet e nevojshme, një lëvizje e gurit bëri që alpinisti të bie në 15 metra thellësi.
Ndonëse i gjendur në Shqipëri, alpinisti bullgar thirri Shoqatën e Bjeshkatarëve të Kosovës për ndihmë.
Dinkov ka thënë se është i gëzuar që ka shpëtuar duke e quajtur si një situatë shpëtim ose vdekje, njofton Klan Kosova
Bardhosh Morina, nga skuadra e kërkim shpëtimit të Kosovës, thotë se arritja në vendin e ngjarjes ishte shumë e zorshme. Ndërsa u kërkua ndihmë ajrore nga Shqipëria.
Pavarësisht kësaj që i ndodhi, bullgari thotë se nuk do të heq dorë nga vizitat në shkëmbinjtë e rrezikshëm.
Kronikë e përgatitur nga Lirim Ramushi.
https://www.youtube.com/watch?v=hJkE4pzznrg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.