Lajmet e fundit

Marcos Alonso është një hap larg të nënshkruajë me Barcelonën, pasi Chelsea njoftoi se kanë rënë dakord të ndërpresin kontratën e mbrojtësit spanjoll me pëlqim reciprok.
“Marcos Alonso është larguar nga Chelsea me pëlqim të ndërsjellë, duke i dhënë fund një periudhe gjashtëvjeçare me klubin në të cilin ai ngriti shumë trofe dhe i furnizoi tifozët blu me kaq shumë gola të paharrueshëm”, thuhet në njoftim.
Tani që Alonso është zyrtarisht një lojtar i lirë, hapi tjetër është të fluturojë në Spanjë për testet mjekësore dhe të nënshkruajë marrëveshjen trevjeçare që ra dakord me Barcelonën në prill, transmeton Klankosova.tv.
Marrëveshja do të zyrtarizohet herët të premten dhe Alonso do të bëhet nënshkrimi i shtatë i klubit në afatin kalimtar të verës.