Lajmet e fundit
Spanjolli dyshohet të ketë shmangur tatimin e të ardhurave nga të drejtat e tij të imazhit.

Xabi Alonso, që tani luan për Bayern Munchen, në një cicërimë në Twitter, ka thënë se do që ta bëjë të qartë se “ai është ankuar për ngarkesën tatimore”.
Kjo vie pas një artikullin në El Mundo që thotë se autoritetet spanjolle janë duke e hetuar spanjollin për shmangie të taksave në lidhje me të drejtat e tij të imazhit, sa ishte lojtar i Real Madrdit. Alonso kaloi në Madrid në vitin 2009, nga Liverpooli.
Në artikull thuhet që autoritetet janë duke hetuar nëse futbollisti ka deklaruar apo jo të hyrat nga të drejtat e imazhit, pasi ka përdorur kompani me seli në Madeira dhe Miami.
Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Alonso thuhet se ai do të veprojnë në mbrojtje të interesave të tij, me masat e duhura, në mënyrë që të dëshmojë se ai është ankuar për barrën tatimore.