Lajmet e fundit

Mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso ka thënë se është i lumtur që përsëri do të punojë me Ancelottin, por që është shumë i pikëlluar se Guardiola do të largohet.
Alonso kishte luajtur nën komandën e italianit dy sezone në Real Madrid, kur ai i priu klubit drejt titullit të dhjetë të Champions League.
Alonso ka thënë se e dëshiron Guardiolan në klub edhe më tej, dhe këtë ua ka thënë edhe bashkëlojtarëve, transmeton Klan Kosova.