Lajmet e fundit
Mesfushori spanjoll ka thënë se bashkëkombasi i tij do që skuadra të ketë kontroll të plotë mbi ndeshjen, edhe pse ky stil loje ndonjëherë e lë të ekspozuar skuadrën.

Xabi Alonso i ka thurur lavde filozofisë së futbollit të Pep Guardiola dhe beson se themelet që ai ka vënë do të qëndrojnë gjatë.
Trajneri spanjoll ka kryer edhe një kampanjë dominuese, me tripletën ende në lojë, ndërsa pritet që në fund të edicionit të transferohet tek Manchester United.
Disa fansa të Bayern e kanë kritikuar stilin e lojës nga skuadra, por Alonso ka thënë se të gjithë futbollistët i janë përshtatur këtij stili.
“Mund të ju duket e ekzagjeruar, por Pep është i parakohshëm. Ai është shumë kërkues me veten dhe lojtarët”.
“Por sapo ta njohësh, do të të pëlqejë filozofia e tij. Neve na pëlqen kontrolli i ndeshjes, si edhe atij”.
“Ai do që ne ta kemi topin vazhdimisht, sepse mendon që kjo është mënyra më e lehtë për t’i fituar ndeshjet”.