Lajmet e fundit
Mesfushori i Bayern Munich është kritikuar për mungesën e shpejtësisë gjatë të tërë karrierës dhe është tallur se do t’i gjejë njerëzit që e thonë këtë gjë.

Xabi Alonso u është përgjigjur atyre që thonë se ai është shumë i ngadalshëm, duke u tallur se do t’i gjejë adresat e kritikëve dhe të merret me ta.
Mesfushori, që ka fituar Kupën e Botës, dy tituj të Europës, dy Kupa të Kampionëve dhe tituj të ligave është kritikuar shumë për këtë gjë.
Por ai ka mohuar, duke u tallur, edhe një herë tjetër kritikat për mungesën e shpejtësisë në lojë.
“M'i jepni emrat. Mi jepni emrat dhe adresat”.
“Mosha ka pak rëndësi. Disa lojtarë duken të vjetër në moshën 28 vjeçare, të tjerë të rinj me 36 vjet. Gjithçka varet nga performance”.