Lajmet e fundit
Mesfushori i Bayern Munich është ende në kontakt me mikun e tij të fëmijërisë Mikel Arteta dhe e ka pranuar se e ka pyetur për klimën tek Gunners.

Xabi Alonso ka treguar se vazhdon të ketë kontakte me mikun e tij të fëmijërisë Mikel Arteta dhe se interesohet për jetën tek Arsenali.
Dyshja u rrit në San Sebastian para se Arteta të kalonte tek Barcelona si 15 vjeçar.
Alonso kaloi tek Real Sociedad dhe të dy përfunduan kundër njëri tjetrit në derbin Liverpool-Everton.
“Flas me të shpesh sepse mbajmë kontakte të rregullta qëkur kaloi tek Arsenali”.
“Më intereson si është duke kaluar aty”.
“Jam krenar që është nga i njëjti qytet nga i cili jam edhe unë”.