Lajmet e fundit

Është e kotë t’i përmendim të gjitha problemet që trajton Aloe Vera.
Çfarëdo problemi që të keni, xheli i kësaj bime do të bëjë mrekulli.
Irritimet e lëkurës, pickimet nga insektet, probleme me mishrat e dhëmbëve, shqetësime me tretjen, ndjesia e stresit dhe lodhjes... të gjitha do të largohen me një aplikim të xhelit të Aloe Verës.
Ju mund ta rrisni vetë këtë bimë, dhe tek e prisni nga pak ajo do të nxjerrë lëngun e saj i cili përmban 99% ujë dhe 1% vitamina të panumërta, minerale, antioksidantë, aminoacide, enzima që prodhojnë inde të reja dhe promovojnë shëndetin e lëkurës.
Germaniumi është një mineral që trajton çrregullimet kardiake, problemet me syrin, rrit imunitetin dhe lehtëson dhimbjet. E pasur me vitamina A, E dhe C, Aloe Vera rrit qarkullimin e gjakut, shkruan living. Kësaj bime po ashtu nuk i mungojnë edhe zinku, kalciumi, magnezi dhe acidet yndyrore.
Për xhelin e Aloe Verës, më shumë se 200 punime shkencore kërkimore në mbarë botën kanë dalë në përfundimin se kjo bimë vërtet bën mrekulli.