Lajmet e fundit

Drejtori sportiv i Wolfsburg, Klaus Allofs ka insistuar se Ivan Perisic nuk do të largohet nga klubi.
"Mos ju besoni këtyre thashethemeve" ka thënë Allofs.
Interi është skuadra më e përmendur që dëshiron që të sigurojë shërbimet e tij.
Por që drejtuesit e klubit gjerman dëshirojnë që ta mbajnë atë në skuadër edhe më tej, shkruan Football Italia.
"Gjithçka që di unë, është se Ivan do të qëndrojë në Wolfsburg, nuk kemi arsye që t'i shesim, aq më tepër me një çmim të lirë" ka thënë Allofs, transmeton Klan Kosova.