Lajmet e fundit
Pasi u kap nga kamerat të bënte gjestin e gishtit të mesëm, asi anglez ka sqaruar se ai nuk ishte i drejtuar kah gjyqtari

Dele Alli ka thënë se gishti i mesëm ishte i drejtuar kah bashkëlojtari i tij Kyle Walker dhe jo kah gjyqtari i takimit Clement Turpin.
Alli mund të përballet me Komisionin Disiplinor për gjestin e tij në fitore 2-1 të Anglisë ndaj Sllovakisë në Ëembley, të hënën mbrëma.
Përzgjedhësi i Tre Luanëve, Gareth Southgate, tha në konferencë se Alli e kishte me bashkëlojtarin e tij dhe jo me gjyqtarin, pas bujës mediale që bëri gjesti.
"Për ta qartësuar, gjesti i sontëm ishte shaka mes meje dhe mikut tim të mirë Kyle Walker! Kërkoj falje nëse u ofendua dikush tjetër! Fitore e bukur", shkori Alli në Twitter.