Lajmet e fundit
Menaxheri i Juventusit ka thënë se është i lumtur me spekulimet që e lidhin atë me një kalim në Premierligë.

Massimiliano Allegri ka mohuar spekulimet se është duke menduar për të kaluar në Premierligë, tek Manchester Unitedi, pasi ka thënës e është i lumtur në Torino.
Ish-shefi i Milanit, që Juventusin e drejtoi drejt dy titujve edicionin e shkuar, është më i fundit që lidhet me zëvendësim të Louis van Gaalit.
Por, 48 vjeçari u tha gazetarëve se nuk është duke kërkuar punë të re.
“Jam i fokusuar në objektiva, që janë shumë më të rëndësishëm se spekulimet”.
“Kam një kontratë deri në vitin 2017 dhe jam i lumtur tek Juventusi”.
“Mbetem i fokusuar në arritjen e qëllimeve të cilat i kemi këtu.
“Afati i janarit shërben për futbollistë, jo për trajnerë”.