Lajmet e fundit

Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri është zotuar se do të rikthehen te fitoret pas startit të dobët në Serie A.
Kampionët e Serie A kanë humbur dy ndeshjet hapëse të ligës, kundër Udinieses dhe Romës dhe kanë shitur lojtarët kryesor si Arturo Vidal dhe Carlos Tevez gjatë verës.
Allegri ka marr 10 fytyra të reja në skuadër në mënyrë që ta mbush boshllëkun e lënë nga largimit dhe ish trajneri i Milanit beson qe ekipi i tij do të përmirësohet kundër Chievos.
“Ne nuk e dijmë ku mund të shkojmë, ose çfarë është margjina jonë për përmirësim. Sezoni jonë fillon këtë javë” ka thënë ai për gazetarët.