Lajmet e fundit

Massimiliano Allegri ka refuzuar Tottenham Hotspur, duke mbetur në lidhje për Real Madrid, Napoli ose Juventus.
Ish-shefi i Bianconerëve dhe Milanit është ende pa një klub dhe po konsideron opsionet e tij për sezonin e ardhshëm.
Diario AS thotë se Allegrit iu ofrua mundësia për të marrë drejtimin e Spurs, por ai refuzoi propozimin, transmeton Klan Kosova.
Tottenham shkarkoi Jose Mourinhon muajin e kaluar dhe ai tashmë ka marrë një rol të ri në Romë sezonin e ardhshëm.
Allegri duket se e ka zemrën te Real Madrid dhe shumë burime spanjolle raportojnë se ai do të ishte zgjedhja e parë nëse Zinedine Zidane do të largohej këtë verë.
Kjo gjithashtu kjo po e mban Napolin në pritje, pavarësisht se ishte zgjedhja e parë për Presidentin Aurelio De Laurentiis pas prishjes së marrëdhënies së tij me Gennaro Gattuso.
Edhe një kthim në Juventus u raportua, dy vjet pas shkarkimit të tij, por Andrea Pirlo duke fituar Coppa Italia mund të ishte e mjaftueshme për t'i dhënë atij një shans tjetër në Torino, do të varet edhe nga fakti nëse Juventusi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.