Lajmet e fundit

Trajneri i Juventusit, Allegri ka thënë se ka pritje të mëdha nga transferimet e reja, ndërsa ka thënë se pret shumë gola nga Hernanes.
Ai ka thënë se afati i transferimeve ka qenë i vështirë për skuadrën e tij, e sidomos pas ikjes së Pirlos dhe Vidalit.
“Pres shumë gola nga Hernanes. Po flasim për një lojtar të rëndësishëm që ka qenë pjesë e përfaqësueses së Brazilit. Jam i lumtur që ai është këtu me ne, ai ka eksperiencë, teknikë, cilësi dhe shumë gola vijnë nga këmbët e tij. Ai është i mirë po ashtu nga gjuajtjet e lira.
Cilësi po aq të mira ka edhe Lemina sipas Allegrit, transmeton Klan Kosova.